Fjalë Kyçe

Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Simitçiu flet pas fitores ndaj Bullgarisë

Përzgjedhësi i Kosovës në futsall, Simitçiu flet pas fitores ndaj Bullgarisë

Kosova në futsall ka shënuar fitore ndaj Bullgarisë me rezultat 2-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botërorin 2024.

Të përzgjedhurit e Arben Simitçiut shënuan dy gola, në secilën pjesë nga një, me Drilon Maxharrajn dhe Meritonn Salihu për tri pikët e para.

Simitçiu ka folur pas fitores ndaj Bullgarisë, duke përgëzuar lojtarët për fitoren e arritur.

“Jam shumë i lumtur për fitoren e sotme sepse këtë e kemi pritur kohë të gjatë. Kjo është fitorja e parë në kualifikimet për Botëror”.

“I uroj djemtë sepse kanë qenë faktorët kryesor për fitoren e sotme. Ata i kanë përmbushur detyrat taktike që i kanë pasur nga unë deri në fund për çka i përgëzoj”.

“Gjithashtu këtë fitore duam t’ia dedikojmë presidentit Ademi për mandatin e ri, por edhe tifozëve tanë dhe tërë Kosovës”, ka thënë pas ndeshjes përzgjedhësi Arben Simtçiu.

Dardanët ndeshjen e radhës e zhvillojnë më 9 prill kundër Armenisë, pastaj me 11 prill luajnë kundër Skocisë.