Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit.
Gjitha rrugët çojnë në largimin e Gareth Bale nga Real Madrid në fund të sezonit, dhe shtypi anglez ka filluar të spekulojë të ardhmen e lojtarit, me pesë destinacione të mundshme.
31 vjeçari nuk e ka më besimin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili nuk llogarit në shërbimet e tij për sezonin e ri.
Pretendimet e Real Madrid për të transferuar Eden Hazard nga Chelsea, i kanë hapur rrugë largimin të Bale.
Janë pesë destinacione kur Bale mund të vazhdojë karrierën.
Njëri prej tyre është edhe rikthimi te Tottenham Hotspur, nga e cila skuadër edhe u transferua te Real Madrid, përcjell ‘lajmi.net’.
Por, si alternativa për të ardhmen e Bale janë edhe Manchester United, Chelsea, Inter dhe Bayern Munich.
Bale te Real Madrid është transferuar në vitin 2013 për 100 milionë euro.