Home Futboll
Futboll
Pesë futbollistë nga kampionati shqiptar transferohen në Ligën e gjashtë të Gjermanisë
By gazetafansi1 – June 30, 201906
Pesë futbollistë që kanë qenë pjesë e ekipeve të Superiores por edhe Kategorisë së Parë janë larguar drejt Gjermanisë. Ata do ta nisin karrierën në skuadrën e ligës së gjashtë gjermane, BV Essen.
Bëhet fjalë për Erald Kolgegajn, Orges Buzin e Gëzim Hyskën. Që të tre kanë qenë pjesë ekipeve të Bylisit, Korabit, Dinamos e Apolonisë, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.
Por, jo vetëm tre fierakët, pasi edhe Kevin Myslymi që ka luajtur me Dinamon e Vorën apo Brixhild Brahimaj që ka qenë pjesë e skuadrave të Luftëtarit në elitë, Elbasanit e Besës.
Me sa duket kushtet në Gjermani kanë qenë më të mira dhe futbollistët që janë prezantuar synojnë që ta ngjisin skuadrën e tyre të re në ligat më të larta të futbollit gjermanë në saj të eksperiencës dhe kontributit të tyre.