Servet Brihmani, ishte shënjestra e një grabitjeje, që për nga dinamika është konsideruar si e jashtëzakonshme.
Teksa Serveti, së bashku me një të moshuar ishte nisur për të shkuar drejt Dibrës, dy makina i kanë prerë rrugën dhe nga to kanë dalë pesë persona me uniforma policie. “Policët e rremë”, kanë pretenduar se janë duke zhvilluar kontroll për armë, por në të vërtetë, kjo skenë ishte një grabitje brilante. Grabitësit kanë marrë nga Serveti kuletën në të cilën kishte dhe një vlerë monetare prej 800 mijë lekësh të vjetra, si edhe kanë grabitur makinën që burri po udhëtonte. I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Serveti rrëfeu të gjithë momentin e panikut që ka përjetuar.
“Me datë 23 mua më merr vëllai nga Greqia dhe më thotë a ka mundësi të më marrësh në Kakavijë. Unë i thashë që do marr leje në polici dhe do të vij të marr. Unë i them policisë dhe ika mora vëllanë. Më tha dhe vëllai që të merrnim me vete një plak që ne e njihnim. E mora, sepse më tha dhe doganjeri, isha i agjërushëm me ramazan dhe kam shkuar në 3 (pas mesnate) tek shtëpia, 50 minuta kemi qëndruar në shtëpi dhe u nisëm për të ikur për në Dibër. I moshuari më kërkoi që të iknim në Dibër. Atë e kishte kapur karantina në Greqi dhe kishte qëndruar tre muaj atje. Atij i kishin ndhënë një numër telefoni që ta merrnin në Tiranë. U detyrova që të shkoj për Dibër. Gjatë rrugës kemi komunikuar me personin që do merrte, duke qenë se ai nuk e mori, ky më tha nëse mundesh më dërgo deri në Dibër, më tha pasha Allahun më ço në Dibër mos më le rrugëve. Unë vendosa që ta dërgoj. U nisa nga shtëpia ime në orën tre e gjysmë (pas mesnate). Kam kaluar Kamzën dhe më ka ndaluar postoblloku i policisë, i kisha rënë 129 për të marrë leje për të ikur në Dibër. Më bën postobllok policia dhe më tha për dokumetat, më thanë po telefonin, i thashë po flas me juve. Unë kërkoj leje që të dërgoj këtë person për ditë Bajrami dhe dua ta dërgoj për në Dibër, më lejuan. Gjatë rrugës kam parakaluar dy furgona malli dhe makina të tjera nuk ka pasur. Kam kaluar mbikalimin e Fushë-Krujës dhe aty kaloi një makinë para meje. Ai kishte hallet e veta. Kalova Fushë-Krujën mendova ti hedh benzinë makinës, shkova të hedh në një karburant. Kjo ngjarje më ka ndodhur fill pasi kam mbushur makinën me karburant dhe kam marr rrugën për të shkuar drejt autostradës në krah të Thumanës. Shikova që po më ndiqnin dy makina pas makinës time. Njëra ishte një makinë e vogël e bardhë dhe tjetra ishte një makinë foristradë që po më shqetësonte me dritat e gjata. Unë u detyrova për t’u shkëputur sepse më shqetësuan dritat. Vazhdova të ecë normalisht, ndërkohë shkoj tek rrethrrotullimi i fundit për të shkuar në autostradë. Kaloj 200 metra dhe më vjen kjo makinë dhe më shfaqet fiks pas makinës dhe më bënte sinjal me drita. Nga ky moment unë vijoja të lëvizja me makinë. Sapo më dha pesë, gjashtë herë sinjalin(me dritat e makinës) dhe më kaloi nga krahu im. Foristrada ishte e zezë, më kanë nxjerrë automatikun nga dritaret. Kur më dolën në krah të xhamit më nxori automatikun dhe më thanë, ‘Policia e Shtetit do të bëjmë kontroll për armë’. Unë nuk e ndalova makinën direkte, po ecja ngadalë. Ato hapën dyert dhe m’u sulën drejt dritares. Më kanë futur duart dhe nuk e kuptoj si më nxorrën nga makina, më nxorrën shumë shpejt. Në këtë moment makina doli dhe më bllokoi krahun, më palosën te makina dhe po më kontrollonin. Policia e Shtetit më kanë thënë, kontroll, keni armë në makinë. Unë u thoja çfarë keni ku janë ato pistoleta. Njëri më mbështeti kokën tek kafono e makinës dhe unë bërtita çfarë jeni ju mor vlla, ç’a policie. Në momentin që kam fol ato më tërhoqën dhe më dërguan në krah të makinës. Në këtë kohë kanë kaluar makina të vogla, por grabitësit ishin me kapuça në kokë dhe me veshje të policisë. Në momentin që i thashë çfarë policie jeni ju, atëherë më thanë “paska fjalë ky” dhe më tërhoqën në fund të makinës. Më kapën në mënyrë brutale dhe më kanë hedhur tek trafik ndarëse, më hodhën në anën e fushave. Unë u mbajta dhe rashë në gjunj. Në ato moment njëri prej tyre më ka hipur sipër shpinës, unë e kisha protofolin në xhepin e parmë dhe aty kisha afro 800 mijë. Ndërkohë më kanë hipur në shpinë dhe nuk më kanë lënë të kem shikim. E di që kanë qenë pesë veta. Më kanë futur dorën në portofol, atëhere thash kjo nuk është policia sepse ato nuk të marrin portofolin. E pashë veten ngushtë sepse më torturuan keq dhe fillova të flas. Njëri nga ata i tha çfarë merresh me këtë futja bjeri. Nga zëri njëri ishte nga Lezha ndërsa të tjerët gjuhë e rëndë mendoj më andej Fushë-Krujës. Ato kanë qenë të paktën, asnjëri s’ka qenë poshtë 170 cm, në momentin që më kanë hedhur poshtë dhe më nxorrën protofolin dhe tha çfarë merresh me këtë gjuaj, gjuajtën dy herë në ajër. Nxorrën plakun nga makina dhe s’di çfarë bënë me të. I moshuari nuk kishte para me vete. I moshuari nuk më njihte mua dhe ai është në një moshë që nuk dëgjon. Ai kishte vetëm në një çantë dore. Në momentin që ishte plaku në makinë thash e paskan me mua, le ta kryejnë çfarë kanë për të bërë. Në momentin që kanë zbrit plakun në tokë dhe e kanë ulur atë, në thash s’qenka personale me mua. Një person i tha shokut të tij ik te makina. Unë mendova që do ikin me makinën e vet. Personi i fundit është larguar nga unë dhe i ra një gjë nga xhepi, unë mendova që ishte telefon dhe e mora në xhep mbrapa ta kisha si provë. Në momentin që këto u larguan me makinat, u çova dhe për pesë minuta nuk kisha kujt t’i drejtohesha. U drejtova derjt familjes më të afërt. Njoftova policinë, ka ardhë policia i dhashë të gjitha provat. Policia më tha kjo është bateri për radio marrëse. Unë kam shkuar dhe kam pyetur ato karburantet dhe i kam thënë ka ardhur policia për kamerat filmike, jo më kanë thënë. Kam shkuar të takoj policin gjyqsor dhe më tha do të takojmë pas orës dy, deri në këtë momente s’kam asnjëlloj informacioni. Telefoni është gjetur policia”, tha Serveti.
Artan Rexhepi, ekspert hetimor, tregoi të gjithë opinionin e tij për ngjarjen, skenarët e mundshëm dhe një sugjerim se ku duhet policia t’i përqëndrojë hetimet.
“Për mendimin tim kjo është ngjarje shumë e rëndë. Në planin e mesazhit që transmeton, janë disa persona të veshur me uniformë dhe grabisin një person. Veprimi i tyre shumë i egër. Në organizim lë për të dëshiruar. Një krim kaq i egër nuk bëhet thjesht për 700 mijë lekë. Kanë menduar që Serveti vjen nga jashtë shtetit dhe ka shumë lekë me vete. Unë do ta nisja hetimin që me personin e doganës që e ka lënë të marrë të moshuarin me vete. Nuk do të përjashtoja dhe të moshuarin që ishte me vete. Në karburantin ku policia ka kaluar ka parë portofolin dhe më pas kanë vepruar. Është e mirëplanifikuar dhe nuk është ngjarje që ka nisur për kaq pak lekë, një veprim i tillë do të bëhej si për ngjarjen e Rinasit (i referohet dinamikës së grabitjes). Nëse kanë pasur radio marrëse ato kanë vendosur që të mos lënë gjurmë. Gjithmonë i mbetem asaj që zotëria në fjalë mund të jetë nisur nga fakti që nuk dëgjonte, mund të jetë përdorur për ndonjë transport të mundshëm. Për mendimin tim nuk është se kjo duhet bërë se s’bën. Policia duhet të fillojë hetimin me punonjësit e doganës. Pesë veta me foristradë s’mund të marrin përsipër riskun për të marrë 600 e ca mijë lekë të vjetra. Nuk më arkordon fare që njerëzit të bëjnë një tentativë këtë gjë. Nuk ka vështirësi për veshjen e policisë. Ka kompani që shesin me tendera. Ligjërisht nuk i jepen kujtdo. Përsa i takon referimit të 97. Unë kam qenë oficer policie, kemi sakrifikuar shumë. Situata është e ngjashme me 97′ dhe më e rrezikshme. Nëse në 97′ nuk hiqje poshtë mundësinë të haje ndonjë plumb qorr”, u shpreh eksperti.