Fjalë Kyçe

Pesë personat e infektuar sot janë raste kontakte dhe janë nga katër komuna

Pesë personat e infektuar sot janë raste kontakte dhe janë nga katër komuna

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe pesë raste të reja me koronavirus, kurse komunat e prekura janë Fushë Kosova, Vushtrria, Prizreni e Prishtina.

‘Sot më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren’, njofton Insituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës.

Sipas njoftimit me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 5 raste.

Rastet pozitive bëhet e ditur se janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 04 qershor 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste.