Fjalë Kyçe

Pesë problemet që Xavi duhet t’i zgjidh te Barcelona

Pesë problemet që Xavi duhet t’i zgjidh te Barcelona

Mesfushori legjendar, Xavi, ka vendosur që të qëndrojë edhe një sezon në postin e trajnerit të Barcelonës, por ka disa probleme të pazgjidhura te klubi.

Xavi i ka rënë pishman pasi ka vendosur të qëndrojë, vetëm tre muaj pasi me bindje tha se do të largohet në fund të këtij sezoni.

Në një analizë, Goal.com ka treguar për problemet që duhet t’i zgjidh Xavi tani kur ka vendosur të qëndrojë, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Të fitojë zemrën e fansave

Reagimi i fansave pas vendimit të tij për qëndrim nuk ishte i mirëpritur. Fansat e kanë kritikuar shumë për taktikat dhe idetë, por më së shumti për krizën e rezultateve në fillim të sezonit. Tani i duhet të ndryshojë stilin e lojës dhe që ekipi të jetë më konsistent në formë.

Problemi me lëndime

Sivjet, Xavi është përballur me shumë lëndime të lojtarëve dhe duhet të gjejë se ku qëndron problemi me qëllim që ekipi të jetë në gjendje të mirë fizike për sezonin e ri.

Të përshtatet me fjalimet e Laportas

Menaxheri i Barcelonës nuk mund të menaxhojë zërin e personit që e ka punësuar. Joan Laporta në muajt e fundit është përplasur me të gjithë në peizazhin e futbollit spanjoll. Vetëm në 12 muajt e fundit ka qenë në betejë me presidentin e La Ligas, Javier Tebas dhe ka sulmuar gjyqtarët në një konferencë për media.

Të punojë brenda buxhetit

Nuk është aspak befasi, Barcelona ka probleme financiare. Ende nuk është këndellu nga borxhet dhe me gjasë do t’i duhet edhe më shumë kohë për t’u stabilizuar. Këtu Xavi duhet të menaxhojë mirë situatën me shitjen dhe blerjen e lojtarëve.

Të largojë yjet veteranë

Janë disa lojtarë të cilët nuk mund t’i largosh. Robert Lewandowski është 36-vjeçar, derisa Ilkay Gundogan, Marc-Andre ter Stegen, Sergi Roberto dhe Marcos Alonso, po plaken dhe u ka kaluar piku i karrierës. Problemi i Barçës është se tre prej tyre – Gundogan, Ter Stegen dhe Lewandowski – janë më të paguarit, të cilët nuk mund të largohen me lehtësi.