Fjalë Kyçe

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Pesë të lënduar në një aksident trafiku në Mitrovicë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:30, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.

Zëdhënësi i Policisë rajonale në Mitrovicë, Avni Zahiti ka bërë të ditur për KosovaPress, se në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara pesë persona kane kërkuar tretman mjekësor.

Policia rajonale e Mitrovicës nuk ka dhënë më shumë detaje në lidhje me rastin.