Fjalë Kyçe

Pesë të vdekur dhe 329 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Pesë të vdekur dhe 329 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Brenda 24 orëve janë raportuar 5 raste të vdekjes me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.327 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 329 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (52 vjeç), Prizren 1 rast (54 vjeç), Gjakovë 1 rast (60 vjeç), Fushë Kosovë 1 rast (72 vjeç), Suharekë 1 rast (81 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 46.909 raste nga 164.548 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.203 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 555 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 34.155 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.551.