Fjalë Kyçe

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, derisa nga 3.500 testime, 939 persona të tjerë kanë rezultuar pozitivë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar shëruar 1.825 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 234.181.

Që nga fillimi i pandemisë, në Shqipëri kanë rezultuar pozitivë 258.021 persona e kanë vdekur 3.342 të tjerë.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 20.498.