Erërat e forta në Vlorë, kanë shkaktuar fundosjen e pesë varkave të vogla të peshkimit.
Këto varka janë zhytur në zonën e plazhit të vjetër të Vlorës.
Moti i keq gjithashtu ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve në zonën e Pyllit të Sodës, raporton Tch.
Për shkak të motit të keq, lundrimi detar ne Vlorë mbetet i pezulluar edhe këtë të diele.