Fjalë Kyçe

Pesë yje në listën e dëshirave të Florentino Perez

Pesë yje në listën e dëshirave të  Florentino Perez

Real Madridi nuk ka për çka të luftojë më në këtë sezon pasi ka mbetur jashtë garës në çdo kompeticion të mundshëm.

Andaj, drejtuesit e klubit kanë filluar menjëherë me punë duke menduar për përforcimet që do t`i bëjnë në merkaton verore.

Njëri nga këta 5 lojtarë: Neymar, Mbappe, Hazard, Dybala dhe Kane, pritet të transferohet në Real Madrid.

Cilido prej tyre që vie në Santiago Bernabeu, do të jetë në krye të projektit të ri galaktik, që do të zëvëndësojë këta të tanishmin, lojtarët e të cilit në 4 vitet e fundit kanë fituar çdo trofe të mundshëm.