Fjalë Kyçe

Pezullohen aplikimet për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shofer

Pezullohen aplikimet për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë-shofer

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë qytetarët se pas marrjes së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik si rezultat i përhapjes së koronavirusit, ka bërë disa pezullime të aktiviteteve që ofrohen nga agjencitë e saj.

Policia e Kosovës, ka mbyllur Qendrat për Pajisje me Dokumente (QPD) dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Komunën e Vitisë, Klinës dhe Malishevës.

Aplikimi për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë – shoferë si dhe regjistrimi i automjeteve, përjashtimisht QPD-ve dhe QRA-ve të përmendura më lart, bëhet vetëm për rastet urgjente mjekësore.

Tërheqja e letërnjoftimit, pasaportës dhe patentë – shoferit, bëhet vetëm në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë;

Po ashtu , Policia e Trafikut Rrugor do të ketë parasysh për të gjitha rastet për patentë-shofer të skaduar, si dhe automjetet që ju ka skaduar regjistrimi, nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverise dhe për ato automjete që janë të paregjistruara për shkak se ofrimi i këtyre shërbimeve nga ARC-ja momentalisht është pezulluar.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës:

Ministria i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë qytetarët se pas marrjes së vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik si rezultat i përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), ka bërë disa pezullime të aktiviteteve që ofrohen nga agjencitë e saj.

Policia e Kosovës

Në Departamentin për Operacione janë ndërprerë dhe reduktuar shërbimet si në vijim:

Sektori që lëshojnë vërtetimet e të kaluarës kriminale,
Sektori që lëshojnë vërtetimet për dokumente të humbura,
Sektori që merret me aplikim për leje të armëve,
Ndërpritet përcjellja e materialeve të rrezikshme dhe përcjelljet tjera,
Shërbimet ndaj studentëve për çështje studimi (statistika, raporte etj.)
Agjencia për Menaxhimin Emergjent

Do të ketë aktive në nivel vendi të gjitha Qendrat Operative Emergjente 112.