Fjalë Kyçe

Pfizeri aplikon që vaksina anti-covid të përdoret në raste emergjente

Pfizeri aplikon që vaksina anti-covid të përdoret në raste emergjente

Kompania farmaceutike Pfizer bën me dije se ka aplikuar tek rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së, për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës kundër koronavirusit.

Sipas Reuters, aplikimi në Administratën e Ushqimit dhe Barnave, ka ardhur disa ditë pasi kjo kompani, në bashkëpunim me BioNTech, raportuan se vaksina anti-covid ka efekt pozitivë për rreth 95 për qind.

Kjo njihet si vaksina e parë kundër COVID-19 që kërkon autorizimin e rregullatorëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është vaksina e parë kundër coronavirusit që kërkon autorizimin e rregullatorëve në SHBA.

Vaksina anti-covid, bazuar në deklarimet e këtyre kompanive, thuhet se do të jetë e gatshme në fund të muajit dhjetor.