Picë me kanabis, është trendi më i fundit i ushqimitnë tajlandë.
Pica Crazy Happy është një përzierje ingredientësh bashkë me një gjethe kanabisi të skuqur sipër. Kanabisi futet gjithashtu e copëtuar në salcë.
Ky lloj ushqimi i shpejtë është trendi i fundit në Bangkok. Por të interesuarit duhet të dinë se pica nuk ka efekte intoksikuese.
Tajlanda ka lehtësuar së fundmi ligjet strikte për lëndët narkotike përcjell abcnews.al. Përdorimi i bimës në ushqim dhe pije është i lejueshëm, ndaj disa biznese po përpiqen të përfitojnë.
Kanabisi ndodhet në koren e djathit, një gjethe përdoret në mbushje dhe kanabisi i copëtuar është gjithashtu në salcë. Në fund, pica zbukurohet me gjethen dalluese.