Fjalë Kyçe

Pioli: Sezoni i ardhshëm do jetë tejet i rëndësishëm për Milanin

Pioli: Sezoni i ardhshëm do jetë tejet i rëndësishëm për Milanin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur për objektivat e vitit të ardhsëm.

Stefano Pioli u pyet nëse Milani do të jetë në garë për të fituar Scudetton në sezonin e ardhshëm, por italiani tha se “Rossonerët” duhet të marrin një hap me kohën dhe të mos mendojnë shumë larg, transmeton lajmi.net.

Ai duke folur për gazetën italiane, La Repubblica, ka treguar objektivin e klubit dhe për ndeshjen me Atalantan.

“Viti i ardhshëm do jetë i rëndësishëm për Milanin, Scudetto? Hap pas hapi, nuk duhet të ngutemi”, tha ai.

“Rinovimi i kontratës time nuk është prioritet, me Maldinin flasim në mënyrën më të mirë”, shtoi ai.

“Para ndeshjes me Atalantan iu thashë lojtarëve, a dëshironi që sezonin e ardhshëm të luajmë kundër Rio Ave, apo kundër Man Cityt, Bayernit dhe PSG-së? “, tha Pioli.

“Duam të rritemi si skuadër, duhet të jetë viti i rikthimit tonë. Për Scudetton nuk them asgjë, nuk duhet të humbim entuziazmin dhe motivimin”, përfundoi Stefano Pioli.