Fjalë Kyçe

Pishina në Mitrovicë paralajmëron hapje dhe party

Pishina në Mitrovicë paralajmëron hapje dhe party

Një pishinë në Mitrovicë ka paralajmëruar se sonte do të hapet dhe organizoi një ndejë nga ora 19:00, duke kundërshtuar hapur kështu masat parandaluese të vendosura nga Qeveria e Kosovës.

Është pishina “Mrizi i Zanave”, në Mitrovicë që ka njoftuar se sonte do të mbahet një “Poolparty nga ora 19:00, ndërsa ju ka bërë thirrje qytetarëve ta vizitojnë, pasi siç thotë kanë mbetur edhe pak vende të lira, shkruan Reporteri.net.

Nga ora 20:00 kanë paralajmëruar se do të ketë edhe këngëtarë.

Ky organizim i paralajmëruar nga drejtuesit e kësaj pishine është kundër masave të qeverisë, pasi që pas orës 22:30 ndalohet çdo lëvizje përveç personave me leje të veçantë.

Qeveria e Kosovës si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit ka mbyllur disa biznese e në mesin e tyre edhe pishinat të cilat nuk i përmbahen rregullave të IKSHPK-së.

Madje në ditët e fundit disa pishina janë mbyllur për shkak se kanë punuar kundër rekomandimeve të IKSHPK-së, ndërkaq gjatë së hënës pronarët e pishinave kanë protestuar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës kundër masave të marra.