Fjalë Kyçe

Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit

Pjesëtarë të EULEX-it e KFOR-it vendosen mbi objektet afër Urës së Ibrit

Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it të mërkurën paradite janë vendosur mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton Radiotelevizioni i Kosovës (RTK).

Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.

Ndërkohë nga Qeveria e Kosovës kanë paralajmëruar se Ura e Ibrit do të hapet, pavarësisht kundërshtimit të ndërkombëtarëve. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka paralajmëruar se ura do të hapet pas vlerësimit të ekspertëve. KFOR-i ka thënë se nuk do të hezitonte të ndërhyjë “nëse rrezikohet siguria”.