Fjalë Kyçe

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në QKUK

Plagoset me armë zjarri një person në Mitrovicë, dërgohet për trajtim në QKUK

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në Mitrovicë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, ku ka dhënë edhe detaje.

“Sot rreth orës 17:58, është raportuar për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Sami Gashi”, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësite relevante policore”, ka thënë Fexhrije Pllana, Zëdhënese e Policisë në Rajonin e Mitrovicës.

Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor drejt QKUK-së. “Viktma është dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë, kurse për trajtim të mëtejmë është dërguar në QKUK Prishtinë”.

Ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe arma e cila dyshohet që është përdorur në rast, është konfiskuar nga policia.