Policia e Kosovës sështë njoftuar se sot në spitalin Rajonal në Pejë është pranuar një person i plagosur me armë zjarri dhe pas dhënies së ndihmë ne emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, për shkak të gjendjes së rëndë viktima është dërguar në QKUK-Prishtinë.
Policia thotë se me të marrë informacionin ka shkuar në vendngjarje dhe ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes në shtëpinë e viktimës në fshatin Brestovik, ku sipas familjarëve rasti ka ndodhur në një aneks të shtëpisë së viktimës.
“Vendit të ngjarjes iu është përgjigjur Drejtori Rajonal i Policisë- Pejë, Zv-drejtori Rajonal, Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë, Njësiti i Hetimeve Rajonale, Njësiti i Krimeve të Rënda nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), të cilët janë duke i kryer hetimet në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit dhe hetuesit kompetent në këtë rast, meqë viktima është pjesëtar i Policisë së Kosovës. Me shikimin e vendit të ngjarjes ka udhëhequr Kryeprokurori i Prokurorisë themelore në Pejë”, thuhet në njoftim.