Fjalë Kyçe

Plagoset një person në Prishtinë

Plagoset një person në Prishtinë

​Persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të njohur për policinë i cili edhe e ka raportuar rastin.

Me këtë rast, viktima është qëlluar në kofshë dhe është detyruar të marrë tretman mjekësor.

Po ashtu, predhat kanë goditur edhe lokalin, një furrë buke dhe një veturë të parkuar Mercedes me targa lokale.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë gjatë ditës së djeshme.

Në vendngjarje është gjetur dhe është konfiskuar një gëzhojë e cila dyshohet të jetë e revoles TT.