Një person është plagosur sonte në Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Agron Borovci.
Borovci tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “Rexhep Krasniqi”
“Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.”, tha ai.
Sipas zëdhënësit, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë.
“Policia po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.”, tha ai.