Fjalë Kyçe

Plagoset Vali Corleone, arrestohet një femër 22 vjeçare

Plagoset Vali Corleone, arrestohet një femër 22 vjeçare

Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur në orët e para të mëngjesit në Gjilan.
Si pasojë e këtyre të shtënave i plagosur ka mbetur qytetari gjilanas, i njohur si Vali Corleone.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës theksohet se nga hetimet e para në vendin e ngjarjes e dyshuar në lidhje me këtë rast është një grua, shtetase e Kosovës rreth moshës 22 vjeçare , e cila dyshohet se e ka shkrepur armën.

Rasti është konfirmuar për lajmi.net edhe nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në Gjilan.

Tutje u tha se nga ky rast është konfiskuar edhe një armë pistoletë dhe 40 fishekë të së njëjtës armë.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritet Kallëzim Penal për “Vrasje në tentativë” dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë, teksa Policia e Kosovës është duke hetuar rrethanat e incidentit.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma.

Për momentin nuk dihen motivet e incidentit.

Një armë Pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.