Fjalë Kyçe

Plagosja e dy personave në Pejë: Cak ishte nipi i familjes Haradinaj

Plagosja e dy personave në Pejë: Cak ishte nipi i familjes Haradinaj

Sot rreth orës 12:00 përballë fakultetit të Biznesit në Pejë, janë plagosur dy persona nga arma e zjarrit.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Fadil Gashi.

“Sot rreth orës 12:20 përball fakultetit të Biznesit janë plagosur dy persona me armë zjarri. Njëri prej tyre ka qenë kalimtar i rastit. Të plagosurit janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Gashi.

Klan Kosova ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku ka mësuar se cak i sulmit kishte qenë një nip i familjes Haradinaj.

https://www.youtube.com/watch?v=4m_gYs6nS-0&feature=emb_title