Fjalë Kyçe

Plagosja në Prishtinë, viktima në gjendje të rëndë shëndetësore

Plagosja në Prishtinë, viktima në gjendje të rëndë shëndetësore

Personi që mbet i plagosur nga të shtënat me armë të premten në mbrëmje në “Dragodan” të Prishtinës është në gjendje të rëndë shëndetësore.

I plagosuri po trajtohet në QKUK, aktualisht është në sallën operative për një intervenim kirurgjik.

Kështu bëri të ditur për Tëvë1, mjeku kujdestar, Adem Jaha.

Ndërkohë lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë një të dyshuar dhe dy vetura që dyshohet se janë përfshirë në rast.

“Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se një person është plagosur nga arma e zjarrit dhe se i njëjti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Aktualisht policia ka identifikuar një të dyshuar të përfshirë në rastin në fjalë, po ashtu edhe dy vetura, ndërkaq po vazhdon punën e saj operativo-hetimore si dhe të ekzaminimit të vendngjarjes me qellim të sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tëvë1 nga atje ka bërë të ditur se njësitet speciale të Policisë kanë shkuar tashmë në shtëpinë e të dyshuarit për bastisje, ndërkohë që njësi të shumta janë duke qëndruar në vendin e ngjarjes ku ndodhi plagosja.