Fjalë Kyçe

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia del në vendin e ngjarjes

Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, policia del në vendin e ngjarjes

Një person ka mbetur i plagosur në Fushë Kosovë.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 14:00, teksa menjëherë pas tij njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot rreth orës 14:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në rrugën “Shefki Kuleta” në Fushë Kosovë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast një person është plagosur, dhe i njëti është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me këtë rast janë shoqëruar në stacion policor tre persona, si dhe është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë bërë të ditura.