Fjalë Kyçe

Plani i frikshëm i Florentino Perez

Plani i frikshëm i Florentino Perez

Florentino Perez vijon të punojë me plan afatgjatë.

Pasi ka arritur të sigurojë firmat e disa prej lojtarëve më premtues për të ardhmen, po mendon një revolucion te Real Madrid për 2-3 vitet e ardhshme.

Në Real Madridin që ka krijuar në kokën e tij nuk bëjnë pjesë Bale, Benzema, madje edhe Asensio, të cilin nuk do të hezitonte ta shiste nëse vjen një ofertë e mirë.

Në këtë listë është edhe Mariano, i cili mund të mbetet një lojtar stoli ose të largohet përfundimisht.

Në të ardhmen besim do iu jepet talenteve Vinicius Junior dhe Rodrygo, por deri sa të vijë momenti i tyre, presidenti Perez dëshiron të realizojë ëndrrën e tij.

Një sulm të frikshëm me treshen Hazard-Mbappe-Neymar. Fillimisht do jetë Hazard që do bashkohet si lojtar i lirë në vitin 2020, kohë kur i mbaron kontrata me Chelsea. Ndërsa një ofertë e majme do shkojë për Neymar, po në këtë vit.

Për të plotësuar një sulm me tre lojtarët më të mëdhenj të momentit, Perez ka menduar një ofertë prej 100 milionë euro për Kylian Mbappe, të cilit i mbaron kontrata në vitin 2022.

Sulmuesi francez e ka shprehur hapur dëshirën për të veshur fanellën e “Los Blancos”, për këtë PSG e lëshon për një shifër të tillë sepse rrezikon ta humbasë si lojtar të lirë dy vite më vonë.

Gjithsesi kjo mbetet një hipotezë e krijuar në Spanjë dhe një plan shumë i vështirë për të bastisur në këtë mënyrë një klub si PSG. Një goditje e tillë e trefishtë do ishte një ndër sensacionet më të mëdha të ndodhura në historinë e futbollit./GazetaAlo