Fjalë Kyçe

Plas ‘sherri’ te Llapi: Yjet e skuadrës bojkotojnë stërvitjet

Plas ‘sherri’ te Llapi: Yjet e skuadrës bojkotojnë stërvitjet

Skuadra e Llapit sot i ka nisur stërvitjet për edicionin e ri në futbollin kosovar, megjithatë ato duket se nuk kanë kaluar ashtu siç është paraparë, shkruan Zëri.info.

Burime të Zëri.info të afërta me skuadrën e Llapit na mësojnë se një pjesë e skuadrës ka injoruar stërvitjet kjo për shkak të borxhit që ka klubi.

“Është e vërtetë që nuk kemi shkuar në stërvitje dhe nuk do të shkojmë deri në shlyrjen e obligimeve”, i ka thënë Zëri.info një futbollist i Llapit në kushte anonimiteti.

Burime të Zëri.info thonë se yjet si Mentor Zhdrella, Behar Maliqi e Bujar Idrizi, por edhe të disa futbollistë të tjerë kanë munguar në stërvitjet e djeshme.