Në ndihmë Shqipërisë i ka dalë menjëherë shteti i Kosovës, ku qeveria ka ndarë 500 mijë euro, shkruan lajmi.net.
Numër i madh i qytetarëve të Kosovës kanë shprehur gadishmërinë për të ofruar ndihmë, ndërsa tifogrupet tashmë kanë filluar të mledhin para, rroba e gjëra tjera, për t’i dërguar në Shqipëri.
Njëra ndër ta janë edhe ‘Plisat’, tifogrupi i Prishtinës, të cilët janë mobilizuar në mënyrë të jashtëzakonshme.
Ata, siç kanë paralajmëruar, kanë nisur autobusin e parë në orën 17:00 drejt Shqipërisë me rroba, veshmbathje, batanije e shumë gjëra të tjera ushqimore e gjësende të tjera.
Pritet që gjatë orëve në vijim të niset autobusi i radhës.
