Një baba i cili ishte duke përdorur dronin e tij për të marrë fotot derisa familja e tij ishin futur në det, zbuloi një hije ogurzezë në ujë vetëm pak metra larg nga ku fëmijët e tij po spërkateshin rreth e rrotull, shkruan GazetaAlo.
Dan Watson ishte në plazhin New Smyrna të Floridës me gruan dhe tre fëmijë e vegjël në fundjavën e fundit të qershorit kur pa peshkaqenin në ekranin e tij të dronit.
“Fëmijët po luanin në plazh dhe thash, hajt tani është koha e mirë për të marrë një pamje nga lart”, tha ai për televizionin FOX.
Sapo e ngrita në ajër, fillova të shoh një hije që lëviz në drejtim të tyre.
Watson bërtiti me të madhe duke i kërkuar familjes së tij të dilte nga uji.
Fotografi profesionist ka postuar dy fotot e pabesueshme që ai ka kapur në faqen e tij Instagram, e para duke treguar hijen e peshkaqenit që po i afrohet familjes pranë bregut.
Imazhi i dytë “rezultoi bërtitma ime për të dalë nga uji dhe një skicë e qartë e një peshkaqeni”, shkroi Watson në faqen e tij.
Pamjet tregojnë se gruaja dhe fëmijët e tij filluan menjëherë të dalin nga uji, ndërsa gjallesa është kthyer duke notuar drejt thellësive të oqeanit.
Watson thotë se tani dronin do ta marrë sa herë shkon në plazh.
‘Peshkaqenët janë të frikshëm. Ne mendojmë për ta zakonisht kur futemi në thellësi, por kur i shohim ata në breg vërtet janë të frikshëm’, shprehet Watson.
Vetëm gjatë vitit të kaluar në plazhet e Floridës kanë ndodhur 16 sulme të paprovokuara të peshkaqenëve. Ndryshe, prej vitit 1882, janë regjistruar afërsisht 825 sulme të tilla peshkaqenësh në Florida./GazetaAlo/