Ky është momenti kur një pasagjer nisi t’i bërtiste një pasagjeri mysliman teksa ky i fundit lexonte Kuranin me zë në metronë e Londrës.
E gjithë ngjarja ka ndodhur më 27 nëntor. Derisa pasagjeri mysliman vazhdon të lexojë Kuranin, udhëtari vazhdon duke i thënë atij se ‘ky është një vend i krishterë’ dhe se duhet ‘të sillet në zakonet tona dhe në mënyrën se si i bëjmë gjërat’ përcjell tch.
Ai madje i tha se duhet ta pyeste paraprakisht atë nëse duhej të lexonte Kuran, derisa personi që po lexonte librin e shenjtë tha se nuk kishte nevojë për lejen e tij.
“Të duhet leja ime për të pushtuar privatësinë time në hapësirën time”, tha ai i mllefosur.
“Ti je atje dhe unë jam këtu”, ia ktheu pasagjeri mysliman.