Qytetit ukrainas të Mariupolit po i mbarojnë rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit, sipas autoritetit tij lokal, raporton CNN.
Përpjekjet janë duke u zhvilluar nga qeveria ukrainase për të ofruar ndihma humanitare për qytetin, i cili aktualisht është i rrethuar nga forcat ruse që vazhdojnë ta bombardojnë qytetin – përfshirë civilët, përcjell express.
Këshilli i qytetit tha: “Njerëzit janë në një situatë të vështirë që 12 ditë. Në qytet nuk ka energji elektrike, ujë dhe ngrohje. Nuk ka pothuajse asnjë komunikim celular. Rezervat e fundit të ushqimit dhe ujit po mbarojnë”.
Më herët të dielën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha se një karvan furnizimi është vetëm dy orë larg qytetit, ku aktualisht janë bllokuar 400,000 njerëz.