Fjalë Kyçe

Po përmenden si kandidatë për kryetar të Prishtinës, kaq vota morën Abdixhiku, Ismaili e Vitia

Po përmenden si kandidatë për kryetar të Prishtinës, kaq vota morën Abdixhiku, Ismaili e Vitia

Këtë vit në Kosovë do të mbahen pos zgjedhjeve nacionale edhe ato komunale, raporton Gazeta Express.

Tashmë partitë politike kanë bërë të ditur se do t’i fillojnë përgatitjet për këto zgjedhje, e në disa komuna, ka kandidatë që tashmë i kanë shpallur kandidaturat.

Por, siç ndodhë gjatë zgjedhjeve lokale, fokusi kryesor është te kryeqyteti.

Sa vota kanë marrë kandidatët që po përfliten për kandidatë për kryetar të Prishtinës?

Arben Vitia – 107.813

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arben Vitia që ishte edhe ministër i Shëndetësisë në Qeverinë Kurti ka kohë që po përflitet si kandidat për kryetar të Prishtinës.

Ai ka marrë në këto zgjedhje 107 mijë e 813 vota.

Në ndërkohë në Prishtinë Vitia ka marr 30 mijë e 793 vota.

Uran Ismaili – 26.748

Uran Ismaili i PDK-së tashmë ka bërë të ditur se ai do të jetë kandidati i këtij subjekti për kryetar të Prishtinës.

Në këto zgjedhje, Ismaili ka marrë 26 mijë e 748 vota.

Në Prishtinë ai ka marr 5mijë e 466 vota.

Lumir Abdixhiku – 25.264

Lumir Abdixhiku i Lidhjes Demokratike ka një kohë që po përmendet si kandidat për kryetar të Prishtinës nga ky subjekt.

Në këto zgjedhje, Abdixhiku ka marrë 25 mijë e 264 vota

Në Prishtinë Abdixhiku ka marr 7 mijë e 231 vota