Fjalë Kyçe

Po rikthehet trajneri i rekordeve

Po rikthehet trajneri i rekordeve

Sipas mediave të njohura evropiane Zinedine Zidane pritet të zyrtarizohet si trajneri i Real Madridit, shkruan GazetaAlo.

Francezi 46-vjeçar u largua nga Madridi verën e kaluar, vetëm pesë ditë pasi e fitoi trofeun e tretë më radhë në Ligën e Kampionëve.

Zidane e tronditi Real Madridin duke u larguar vetëm pesë ditë pas fitores së famshme ndaj Liverpoolit, duke u bërë trajneri i parë që i fiton tre tituj të Ligës së Kampionëve radhazi.

Reali pritet të bëjë ndryshime të mëdha pas këtij sezoni, i cili praktikisht mbaroi për ta pas turpërimit nga Ajaxi në 1/8 e finales së Championsit.

Përveç se është eliminuar nga Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampionëve, Reali është i treti në La Liga, 12 pikë prapa liderit dhe rivalit, Barcelonës. /GazetaAlo