Një 77-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në Melissia të Greqisë.
Mediat greke bëjnë me dije se ai ka rrëshqitur në akull teksa shkonte në farmaci.
Në këtë moment i moshuari ka goditur kokën duke ndërruar jetë.
Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por 77-vjeçari nuk mundi të mbijetojë, transmeton abcnews.
Nuk dihet nëse vdekja e tij ka ardhur nga goditja në kokë apo nga shkaqe patologjike.