Fjalë Kyçe

‘Po vdesim, rusët po na bombardojnë’, banorja e Khersonit rrëfen situatën dramatike

‘Po vdesim, rusët po na bombardojnë’, banorja e Khersonit rrëfen situatën dramatike

Situata në qytetet ukrainase të cilat janë nën bombardimin e vazhdueshëm është damatike, ku qytetarët po përballen jo vetëm me breshërinë e zjarrit nga qielli dhe toka, por edhe me mungesën e energjisë elektrike dhe ushqimet.

Një banore e Khersonit ka treguar se banorët tani po përballen me gjithçka.

“Shtëpitë tona janë granatuar dhe bombarduar, civilët po vdesin. Në rajon, njerëzit janë ulur pa gaz, energji elektrike, ujë, komunikim për një javë tani”, tha banorja e identifikuar si Julia për CNN.

Më tej ajo theksoi se ëhstë e pamundur për të shkuar dhe në supermakete, dhe shumë foshnja rrezikojnë të vdesin nga mungesa e ushqimit.

“Është e pamundur të arrish tek ata, pasi qëllohen kundër civilëve në makinat e tyre. Nuk ka mallra nëpër dyqane, disa njerëz nuk kanë ushqim dhe ujë, nuk kanë ilaçe, foshnja pa pelena dhe rroba. Vajzat shtatzëna lindin në bodrume”, tha banorja.

Më tej shtoi se pavarësisht gjithçkaje në Kherson vijon të valvitet flamuri ukrainas dhe jo ai rus.