Fjalë Kyçe

Pochettino: “E ardhmja e Mbappes? Do të përfundojë së shpejti”

Pochettino: “E ardhmja e Mbappes? Do të përfundojë së shpejti”

E ardhmja e Kylian Mbappés është bërë temë e të gjitha mediave franceze.

Reprezentuesi francez aktualisht është një nga njerëzit e momentit në botën e futbollit pas het-trikut të tij në Camp Nou dhe e ardhmja e tij mbetet një enigmë edhe për vetë lojtarin.

Në një intervistë me programin Radio Tot Costa de Catalunya, Mauricio Pochettino siguroi që PSG ka gjithçka për ta mbajtur Mbappen.

“PSG mund t’i japë Mbappés të gjitha mjetet për të qenë i lumtur. Mendoj se është një çështje që do të sqarohet së shpejti”, theksoi argjentinasi.

Raportohet se Liverpooli dhe Real Madridi e duan futbollistin, por duket se Mbappe do të vazhdojë t’i besojë projektit të PSG-së.