Fjalë Kyçe

Pochettino krahason Son me Messin

Pochettino krahason Son me Messin

Trajneri i Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettino ka bërë një krahasim befasues, pas ndeshjes së Tottenham kundër Newcastle.

Ishte ylli korean Heung Min Son që në këtë ndeshje realizoi golin e fitores për skuadrën e Tottenham, duke u kthyer kështu në heroin e Spurs.

Pas ndeshjes, trajneri Pochettino është kujdesur që të lëshoj disa lëvdata për lojtarin, madje ka shkuar aq larg duke e krahasuar edhe me Lionel Messin.

“Gjëja më e rëndësishme është se si vrapon. Mund të vraposh 12 kilometra por nëse nuk ke shpirtin për ta mposhtur kundërshtarin nuk do ta afektojë ndeshjen” ka thënë fillimisht Pochettino.

“E rëndësishme është që të afektosh ndeshjen. Nuk është esenca tek distanca. Sikur të thuash Messi mbuloi një distancë të madhe” ka thënë tutje Pochettino, duke krahasuar kështu lëvizjet e Son me të Messit, transmeton lajmi.net.

Koreani Son realizoi golin e 10-të të tij në këtë edicion të Premierligës, duke treguar se është një nga lojtarët kyç të Tottenham.