Fjalë Kyçe

Pochettino, trajner i duhur për Manchester Unitedin, thotë Scholes

Pochettino, trajner i duhur për Manchester Unitedin, thotë Scholes

Legjenda e Manchester Unitedit, Paul Scholes trajnerin e Totenhamit, Mauricio Pochetinon e ka mbështetur për të marrë “timonin” e ‘Djajve të Kuq’.

Klubi nga ‘Old Traffordi” është në kërkim të trajnerit të ri pas shkarkimit te Jose Mourinhos.

Scholes duke folur për mediet angleze, ka thënë se Pochetino është njeriu i duhur për të marrë drejtimin e Unitedit.

“Nëse ai dëshiron punë, atëherë unë mendoj se Pochetino është njeriu i duhur për Manchester Unitedin”, tha Scholes.

Krahas Pochetinos, alternativ për trajner të ri te klubit të famshëm anglez, është edhe ish-trajneri i ri Real Madridit, Zinedine Zidane.