Me moton ‘Dashuria ndaj vatanit pjesë e imanit’, Këshilli i xhamisë “Dëshmorët e Kombit” në Podujevë, në krye me imami i xhamisë Besim Arbanashi dhe në koordinim me Këshillin e Bashkësisë Islame në Podujevë, me rastin e 17 Shkurtit, 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë organizuar kampanjën me aktivitete senzibilizuese, humanitare e kulturore.
Kampanja zgjat katër ditë dhe ka këtë qëllim:
E premtja senzibilizuese: (grumbullimi i mjeteve material nga ana e xhematit të xhamisë për familje skamnore).
E shtuna solidarizuese: (shpërndarja e ndihmave të grumbulluara për skamnorët).
E diela manifestuese: (‘mevludi i pavarësisë’: program kulturo-artistik me mevlud, ilahije, ligjëratë nga professor të historisë, koktej, shpërndarje e broshurave).
E hëna jetë shpëtuese: (aksion i dhurimit vullnetar të gjakut, në odën e xhamisë, në bashkëpunim me Qendrën e transfuzionit të gjakut).