Fjalë Kyçe

Pogba – Juventus? Konfirmohet gjithçka

Pogba – Juventus? Konfirmohet gjithçka

Rikthimi i Paul Pobgas te Juventus mund të finalizohet në afatin kalimtar dimëror.

Transferimi i Paul Pogba te Juventus ka qenë saga e verës, e më shumë gjasa do të jetë edhe e dimrit.

Fabio Paratici ka konfirmuar se Juventusi po konsideron mundësinë e dërgimit të një oferte Manchester Unitedit për mesfushorin Paul Pogba, përcjell ‘lajmi.net’.

“Një rikthim? Këtë e kemi diskutuar”, ka deklaruar Paratici.

“Ai është një lojtari i madh që e kemi pasur më parë në skuadër dhe që na pëlqen shumë, por tani luan për Manchester United”.

“Ne po eksplorojmë tregun, me presidentin, Pavel Nedvendin dhe me ndihmën e trajnerit Massimiliano Allegri”.