Fjalë Kyçe

Pogba lutet për Shqipërinë pas tërmetit tragjik

Pogba lutet për Shqipërinë pas tërmetit tragjik

Tërmeti tragjik që goditi disa zona të Shqipërisë ditën e djeshme ka bërë që ky lajm të mbërrijë në pothuajse çdo cep të botës.

Mes njerëzve që janë informuar për këtë fatkeqësi natyrore ka qenë edhe ylli francez i futbollit, Paul Pogba, raporton Koha.net.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, mesfushori i Manchester Unitedit Pogba ka vendosur flamurin kuqezi si dhe mbishkrimin: “Lutu për botën – Lutu për Shqipërinë”.