Fjalë Kyçe

Policë e inspektorë anembanë vendit, apelohet për respektim të masave antiCOVID

Policë e inspektorë anembanë vendit, apelohet për respektim të masave antiCOVID

Derisa situata e përballjes me pandeminë COVID-19 është duke vazhduar, njësoj po vazhdon edhe angazhimi i njësive policore dhe atyre të inspektoratit lidhur me respektimin e masave anti-COVID.

Edhe sonte kanë vazhduar patrullimet e njësive policore si dhe inspektorëve në lokale afariste dhe qendra tregtare.

Të njëjtit kanë shikuar nga afër se sa po respektohen masat anti-COVID të cilët u vendosën gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës.

“Patrullat policore përveç angazhimeve rutinë në detyra policore, janë angazhuar në kontrolla dhe inspektime të përbashkëta me inspektorë, në zbatim të vendimit të Qeverisë, si dhe ndërmarrjes së masave ndëshkuese ndaj atyre që nuk respektojnë këto masa”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu u theksua se qëllimi primar vazhdon të mbetet siguria e përgjithshme dhe shëndeti publik, derisa u apelua për respektim të këtyre masave antiCOVID.