Fjalë Kyçe

Polici në Fushë Kosovë godet me veturë një këmbësor në trotuar

Polici në Fushë Kosovë godet me veturë një këmbësor në trotuar

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Fushë Kosovë. Një zyrtar policor atje ka goditur një këmbësor, duke i shkaktuar lëndime trupore, raporton Express.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Sipas Kelanit, i aksidentuari është dërguar me auto ambulancë në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është derguar me auto ambulancë në QKUK Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Kelani.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësia e Trafikut Rajonal Prishtinë, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin.