Fjalë Kyçe

Policia: Arrestohet i dyshuari nga Shqipëria, ishte pjesë e një organizate kriminale

Policia: Arrestohet i dyshuari nga Shqipëria, ishte pjesë e një organizate kriminale

Policia e Kosovës e ka arrestuar një shtetas të Shqipërisë , Indrit Taullai, i cili dyshohet se është pjesë e një organizate kriminale.

“Me kerkese te Interpol Tirana dhe zyres per bashkëpunim nderkombetare ne Kosove ILECU, sot me date 06 dhejtor 2020, rreth ores 14:21 minuta ne Prizren,  eshte bere i mundur ndalimi dhe arrestimi i personit te dyshimte I.T i lindur ne vitin 1975”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Express.

“ I arrestuari dyshohet per  pjesmarrje ne organizate kriminale ne Shqiperi. I njejti ka hyre ne Republiken e Kosoves me date 05 dhjetor 2020”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Ilir Tullai ishte i dënuar me 25 vite burg. “Banda e Durrësit”, kështu quhet grupi ku ka qenë pjesë Indrit Taullai, akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale.