Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovë ka arrestuar tre të dyshuar për veprën penale “dhunimi”.
Rasti thuhet se ndodhur në orët e para të se enjtes në Gjakovë.
Të dyshuarit thuhet se rreth orës 02:00 janë zënë në veturë më dy gra, të cilat nuk kanë pasur dokumente identifikimi.
“Policia ka ndaluar një automjet në të cilën ishin tre meshkuj kosovarë si dhe dy femra kosovare të cilat nuk kishin dokument identifikimi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar që të dyshuarit të arrestohen dhe të dërgohen në mbajtje, ndërsa viktimat të cilat dyshohet se janë keqpërdorur seksualisht janë dërguar për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.