Fjalë Kyçe

Policia arreston 5 persona pas plagosjeve në Lipjan

Policia arreston 5 persona pas plagosjeve në Lipjan

Të hënën në mbrëmje ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve në Lipjan, si pasojë e së cilës kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të njejtit janë dërguar për tretman mjekësor në spital.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Indeksonline se 5 persona të përfshirë në këtë ngjarje janë arrestuar ndërsa është konfiskuar një armë.

“Pas veprimeve intenzive operative dhe hetimore mbrëmë nga ana e Policisë, lidhur me rastin është konfiskuar një armë dhe 5 persona janë arrestuar, ku pastaj me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme” ka thënë për Indeksonline zëdhënësi Daut Hoxha.