Fjalë Kyçe

Policia arreston dhjetëra persona në një lokal në ‘Rrugën B’ në Prishtinë

Policia arreston dhjetëra persona në një lokal në ‘Rrugën B’ në Prishtinë

Policia e Kosovë ka arrestuar dhe dënuar disa persona në një lokal në Prishtinë pasi kanë thyer masat antiCovid.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia.

“Sot, më 15.01.2021, gjatë realizimit të detyrave policore, njësitet e policisë SP ‘Jugu’ Prishtinë, në ‘Rrugën B’, në bashkëpunim me inspektorët kompetent, në një lokal kanë vërejtur se ka grumbullim të personave”, thuhet në njoftimin e Policisë.

“Policia ka shqiptuar gjoba bazuar në Ligjin anti-COVID, kurse disa persona janë shoqëruar në stacion, pasi kanë penguar personat zyrtarë në kryerje të detyrës”.

Qeveria sot ka nxjerrë masat e reja ku operatorëve ekonomik në zonën e kuqe iu lejohet të punojnë deri në orën 21:00, derisa ndalohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve nga ora 21:30 deri në orën 05:00.