Dy persona janë arrestuar në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës.
Sipas policisë të dyshuarit janë kapur duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë Komuna e Novobërdës.
Tutje, bëhet e ditur se janë arresstuar dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan, Komuna Novobërdës të cilët me automjetet e ngarkuara me një masë drusore të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.
“Masa drusore që dyshohet se është vjedhur është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport të kësaj mase drusore janë konfiskuar nga ana e policisë. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Policia arreston dy të dyshuar për prerje ilegale të pyjeve
Gjilan, më 6 prill 2022
Me datën: 05.04.2022 rreth orës 20:00, patrulla policore e Stacionit Policor Novobërdë, ka pranuar informatë se disa persona janë duke bërë prerje ilegale të pyjeve në pronën shoqërore në afërsi të fshatit Manishincë të Novobërdës.
Patrulla policore me urgjencë ka dalë në vendin e ngjarjes, por për shkak të terrenit të pa përshtatshëm ka kërkuar mbështetje edhe nga Njësitit Rajonal për Reagim të Shpejtë. Njësitet policore kanë arritur që të arrestojnë dy persona të dyshuar B.O. (2002) dhe A.O.(2003) me banim në fshatin Llabjan-Novobërdë, të cilët me automjetet e ngarkuara të cilët ishin duke bartur dru, të cilat dyshohet se i kishin prerë në pronën shoqërore.
Masa drusore është konfiskuar nga ana e autoritetit pyjore, ndërsa dy automjetet që besohet se janë përdorë për transport janë konfiskuar nga ana e policisë. Është njoftuar prokurori i shtetit dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.