Fjalë Kyçe

Policia arreston edhe një anëtar të familjes së Shaban Sylës për vrasjen në Drenas

Policia arreston edhe një anëtar të familjes së Shaban Sylës për vrasjen në Drenas

Për vrasjen e cila ndodhi gjatë 22 gushtit në fshatin Nekoc të Drenasit policia e Kosovës është duke e kërkuar edhe një person. Bëhet fjalë për djalin e vëllait të Shaban Sylës. Derisa për këtë rast tashmë në polici janë dorëzuar edhe tre persona të tjerë.

Andaj si rrjedhojë nga policia e Kosovës kanë deklaruar për Express se në koordinim me prokurorinë e shtetit po vazhdojnë me veprimet operative dhe hetimori për ta vënë para drejtësisë të dyshuarin e katërt për këtë rast.

“Lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhë në fshatin Nekovc të Drenasit, me datën 22 gusht 2020, hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë dhe gjyqtarin e procedurës paraprake po vazhdojnë të ndërmarrin veprimet operative dhe hetimore në përputhje me autorizimet që kanë. Përveç tre personave të dyshuar që janë vetëdorzuar , policia është në kërkim edhe të një personi tjetër i cili dyshohet të jetë i përfshirë në rast”, thonë nga Policia.

Nga Policia deklarojnë se kanë nkontrolluar në një shtëpi mbrëmë rreth orës 19:30 pasi që ëhstë marrë informata se pesoni i cili është në kërkim ndodhet në atë zonë dhe menjëherë nga ana e zyrtarëve policor, në koordinim me prokurorin (urdhër verbal), në dy lokacione (në shtëpinë e tij dhe në shtëpinë e një të afërmi), është kërkuar personi i dyshuar, mirëpo nuk është hasur nga policia.

Që nga data 27.08.2020, rasti është proceduar në prokurori dhe çdo veprim që merret nga ana e policisë bëhet në koordinim të plotë me prokurorinë.