Fjalë Kyçe

Policia arreston katër serbë dhe konfiskon një sasi armësh në Istog

Policia arreston katër serbë dhe konfiskon një sasi armësh në Istog

Katër serbë janë arrestuar në Mokna të Istogut, Policia konfiskon një arsenal armësh. Në këtë vend, një grup prej katër personash, po argëtoheshin mbrëmjen e së shtunës. Me vete kishin marrë edhe shumë armë zjarri me të cilat gjuajtën mbi bjeshkët e Istogut.

Vizitorët tjerë, të shqetësuar lajmëruan policinë e Istogut, e intervenimi i tyre ishte i mënjëhershëm. Së bashku me njësinë speciale ROSU, arrestuan 4 persona të nacionalitetetit serb.

E vizitorët e kësaj pjese thonë se nuk ndihen të sigurt, nga prania e serbëve. Këta kanë edhe një kërkesë drejtuar qeverisë.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, ku tutje tregojnë detajet e këtij rasti. Në këtë aksion nga ana e Policisë janë konfiskuar një numër i madh i armëve.

Mes tyre kishte dy pistoleta me rreth dyzet fishek, dhe tre pushkë të ndryshme përfshirë edhe një kallashnikov me mbi 100 fishek .

Të dyshuarit tashmë po qëndrojnë në mbajtje në stacionin policor në Istog. Sipas banorëve, gjatë kësaj jave, vetëm në komunën e Istogut, janë arrestuar gjashtë persona të nacionalitetit serb, mes tyre edhe një polic për keqpërdorim të detyrës.